Për ne

Për ne

Panairi Vjeshtor i Librit AAB, është nismë e Kolegjit AAB,institucionit më të madh jopublik në rajonin e Evropës Juglindore.

Tradita gati dy dekadëshe e Kolegjit AAB, fryma moderne dhe përcaktimi i qartë i tij për të qenë lider në zhvillimet e arsimit të lartë në vend dhe më gjërë, janë indikatorë të rëndësishëm se edhe Panairi Vjeshtor i Librit, do të jetë një ngjarje e rëndësishme kulturore e cila në fokus do të ketë librin dhe promovimin e tij.

Panairi Vjeshtor i Librit s’ ka si të mos jetë edhe një tjetër storje suksesi, duke pasur parasysh që do të jetë pjesë e një institucioni i cili në vazhdimësi i ka sjellur Kosovës manifestime, festivale e ngjarje të rëndësishme kulturore të organizuara shkëlqyeshëm.

Për më shumë, duke qenë epiqendër e rinisë jo vetëm nga Kosova por edhe vendet e rajonit, Kolegji AAB synon që Panairin Vjeshtor të Librit ta bëjë një nga panairet më të frekuentuara të librit me vizitorë të rinj të cilët janë konsumatorët më të nevojshëm të librit.

Panairi Vjeshtor i Librit AAB, që do të mbahet nga data 9 deri 12 tetor 2019, në ambientet moderne të Kolegjit AAB, ka për qëllim të mbledhë botuesit më të mirë dhe më seriozë të librit jo vetëm në gjuhën shqipe.

Pjesë e pandashme e Panairit Vjeshtor të Librit do të jenë edhe ngjarjet kulturore që do të organizohen gjatë kohës sa do të mbahet panairi, si promovime librash, punëtori, orë letrare e takime me shkrimtarë.

Prandaj, duke qenë në periudhën e përgatitjeve intensive për organizimin dhe mbajtjen e panairit, po ju drejtohemi me këtë ftesë për pjesëmarrje në edicionin e parë të Panairi

Pjesëmarrja

Të gjitha shtëpitë botuese, pjesëmarrjen e tyre duhet ta konfirmojnë më së largu deri më 9-12 tetor 2019, duke plotësuar formularin e bashkëngjitur, apo duke plotësuar atë në faqen zyrtare të panairit në web: panairi.aab-edu.net

Qëllimi

Panairi Vjeshtor i Librit AAB, do të jetë vendtakimi i dashamirëve të librit!

Për më shumë, na kontaktoni në:

[email protected], +383 (0) 45100757

Ju mirëpresim!