Botuesit

Shtëpitë Botuese

SHB – KOLEGJI AAB

Shtëpia botuese AAB është themeluar me themelimin e Kolegjit AAB. Është e lidhur ngushtë më studentët, lexuesit dhe hulumtuesit jo vetëm të Kolegjit AAB por për të gjithë studiuesit dhe hulumtuesit në mbarë vendin dhe me gjerë.

Shtëpia Botuese AAB është e dedikuar që të botojë dhe ribotojë libra nga fusha të ndryshme të studimit si: juridik, ekonomik, gazetari, shkenca sociale, administratë publike dhe pothuajse në të gjitha fushat e studimit.

SHB – BOTART

Shtëpia Botuese BOTART Është Themeluar Në Vitin 2005. Në Fokusin E Saj Përfshihen Librat E Dobishëm, Me Karakter Formues Dhe Edukues, Kryesisht Për Brezin E Ri, Duke Harmonizuar Botimin E Autorëve Të Huaj Me Ata Shqiptarë. BOTART Boton Gjithashtu Letërsi Të Zgjedhur Për Fëmijë, Adoleshentë Dhe Të Rritur, Libra Historikë, Psiko-Socialë Dhe Filozofikë. Librat E Botuar Shpërndahen Në Të Gjithë Hapësirën Shqiptare Në Ballkan, Si Dhe Në Vende Të Ndryshme Të Evropës E Më Gjerë.

SHB – BUZUKU

Shtëpi botuese e themeluar më 1990. Boton letërsi të mirëfilltë, shqiptare dhe të përkthyer. Mbi 700 tituj të botuar me qasje moderne, fizionomi të veçantë, respektim të të drejtave të autorit. Përpos botimit të librit, edhe rrjeti i pikave të shitjes, librarive, impresionues. Libraria dhe pika e shitjes në Sheshin e Librit në qendër të qytetit të Prishtinës afirmojnë librin në mënyrën më të mirë dhe të drejtpërdrejtë. Pjesëmarrje në panairet e librit në Prishtinë, Tiranë, Frankfurt, Paris dhe herë pas herë në Gjenevë, Shkup…

Akademia e Studimeve Albanologjike

Qendra e Studimeve Albanologjike (sot Akademia e Studimeve Albanologjike) u krijua në kuadër të ristrukturimit e të modernizimit të sistemit universitar dhe akademik shqiptar, me vendim të Këshillit të Ministrave, nga bashkimi i katër Instituteve (Arkeologji, Gjuhësi dhe Letërsi, Histori, Kulturë Popullore) dhe i dy njësive kërkimore (Studimi i Artit, Enciklopedia Shqiptare) të ish- Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë.

SHB – CUNEUS

CUNEUS është themeluar në vitin 2009 në Prishtinë. CUNEUS boton vepra nga letërsia, dijet humane dhe shkencat shoqërore. CUNEUS është e specializuar kryesisht në botimin e përkthimeve nga këto fusha. Së fundi, ka botuar një seri të hyrjeve të shkurta të Oxford University Press-it, por edhe përkthime të autorëve të njohur botërorë si F. A. Hayek, B. Malinowski, D. K. Minogue, D. Held, etj.

SHB – Armagedoni

Shtëpia Botuese “Armagedoni” ka interesim të botojë vepra të shkrimtarëve shqiptarë. Qëllimi i saj është të sjellë për lexuesit shqiptarë vepra të autorëve nga të gjitha trevat shqipfolëse, ndërkohë, nëpërmjet përkthimit, veprat e tyre t’ua paraqesë lexuesve të botës perëndimore. Sh. B. “Armagedoni”, ndër të tjera, boton libra edhe nga këto fusha, si nga: gazetaria, filozofia, edukimi, politika, juridiku, ekonomia, mjekësia, teknologjia, nga shkencat matematiko-natyrore dhe teknike etj.

SHB – AKADEMIA E SHKENCAVE E SHQIPËRISË

Akademia e Shkencave e Shqipërisë boton një numër të madh monografish, veprash shkencore, si edhe periodikësh, duke mbuluar kësisoj një spektër të gjerë të rezultateve të shkencës shqiptare në fushat humanitare, fizike e natyrore dhe shkencat e tjera të kryqëzuara.

Veprat përfaqësuese të botuara deri më sot (më shumë se 300 tituj) nga Akademia e Shkencave, mbeten pika referimi të sigurta dhe maten me nivele të përparuara të rajonit e të kontinentit për çështje thelbësore dhe kyç të historisë, gjuhës, traditës dhe në përgjithësi, të kulturës sonë kombëtare. Fjalori i Gjuhës së Sotme shqipe, Gramatika e Gjuhës Shqipe, Historia e Popullit Shqiptar, Historia e Letërsisë Shqiptare, Atlasi Klimatik i Republikës së Shqipërisë, Flora e Shqipërisë, Rajonizimi Sizmik i RPSSH, Harta Gjeologjike e Republikës së Shqipërisë, Gjeografia Fizike e Shqipërisë etj., janë fryt i një pune të gjatë dhe mbajnë firmat e personaliteteve më të njohura të shkencës shqiptare. Në vitin 2008, panë dritën e botimit tri vepra: Fjalor Enciklopedik Shqiptar(në tri vëllime), Atlasi Dialektologjik i Gjuhës Shqipe dhe Harta Arkeologjike e Shqipërisë.

SHB – Akropoli i Ri

Akropoli I ri: Botimet Akropoli i Ri u themeluan nga Qendra Kulturore dhe Filozofike Akropoli i Ri si një ofertë ndaj lexuesve që e dashurojnë dijen dhe vijnë për të plotësuar boshllëkun e literaturës në shqip. Botimet tona mbështeten nga puna vullnetare e anëtarëve të Qendrës tonë. Ofrojmë Revistën Filozofikja dhe një gamë librash Filozofikë, Psikologjikë, Esoterikë etj.

CLE International

SHB – ARGETA LMG

Shtëpia Botuese ’’Argeta-LMG’’ me seli në Tiranë, ka filluar aktivitetin e saj me 1 tetor 1996. Kjo shtëpi botuese vjen pranë lexuesit me vepra të autorëve shqiptar dhe të huaj.

SHB – PEMA

E themeluar në vitin 2015, “Pema” boton kryesisht literaturën që i mungon tregut të librit shqip: libra jofiksionalë të natyrave të ndryshme si psikologji, sociologji, ekonomi, ndërmarrësi e mendim pozitiv. Emra të njohur të kësaj natyre, botuar nga Pema, janë: Malcolm Gladwell, Charles Duhigg, Ruchir Sharma, Daniel Coyle, Adam Grant, Peter Thiel e Blake Master, Steven Levitt dhe Stephen Dubner, Carol Dweck, Daniel Goleman, Echkart Tolle, Richard Carlson, Wallace Wattles, Shakti Gawain. Spikat biografia e Elon Musk dhe autobiografia e Malala Yousafzai. Në të njëjtën kohë, përpiqet të mbulojë mungesat nga literatura klasike: Lao Tzu, Sun Tzu, Nikolo Makiaveli, Imanuel Kant, Zhan Zhak Ruso, Oskar Uajlld, Ernesto Sabato, Fridrih Niçe e të tjerë. Botuesi i parë ekskluziv me të drejta autoriale i George Orwell-it, duke vazhduar me Aldous Huxley-n, Honore de Balzakun, Rabindranath Tagoren, Benjamin Kontantin, Franc Kafkën, Kahlil Gibranin.

SHB – UET PRESS

Shtëpia botuese UET Press e ka filluar aktivitetin e saj në ditët e para të krijimit të universitetit, më 2007. Botimet e saj të para janë, kryesisht, revistat shkencore të universitetit. Botimet UET Press veçohen për përmbajtjen e tyre cilësore dhe standardin e paraqitjes. Ndërsa përmbajtjen cilësore e garanton trekëndëshi Autor – UET Press – UET, standardi i paraqitjes është tërësisht produkt i UET Press.

SHB – “TOENA”

Shtëpia Botuese “TOENA” e ka filluar veprimtarinë e saj në janar të vitit 1993. Në organikën e saj sot përfshihen mbi 30 punonjës, si dhe një rreth i gjerë bashkëpunëtorësh (mbi 100) nga të gjitha fushat e kulturës, arsimit dhe shkencës shqiptare. Që nga dita e krijimit të saj ajo ka botuar rreth 2400 tituj nga studiuesit më në zë të institucioneve shkencore dhe universitare, libra informativë, botime nga historia dhe traditat kombëtare, metoda për mësimin e gjuhëve të huaja, fjalorë të shumëllojshëm, manualë për specialistët dhe profesionistët, letërsi artistike nga autorë shqiptarë dhe të huaj, si dhe albume e harta të ndryshme. Aktualisht Shtëpia Botuese “Toena” boton mbi 150 botime të reja në vit, dmth në çdo 2 ditë një libër i ri. Që nga viti 2007 Shtëpia Botuese “Toena” funksionon si një Institut i Librit dhe i Promocionit, duke i dhënë përparësi promovimit të librit shqip kudo që ka shqiptarë dhe në botë.

SHB – PEGI

Shtëpia Botuese “TOENA” e ka filluar veprimtarinë e saj në janar të vitit 1993. Në organikën e saj sot përfshihen mbi 30 punonjës, si dhe një rreth i gjerë bashkëpunëtorësh (mbi 100) nga të gjitha fushat e kulturës, arsimit dhe shkencës shqiptare. Që nga dita e krijimit të saj ajo ka botuar rreth 2400 tituj nga studiuesit më në zë të institucioneve shkencore dhe universitare, libra informativë, botime nga historia dhe traditat kombëtare, metoda për mësimin e gjuhëve të huaja, fjalorë të shumëllojshëm, manualë për specialistët dhe profesionistët, letërsi artistike nga autorë shqiptarë dhe të huaj, si dhe albume e harta të ndryshme. Aktualisht Shtëpia Botuese “Toena” boton mbi 150 botime të reja në vit, dmth në çdo 2 ditë një libër i ri. Që nga viti 2007 Shtëpia Botuese “Toena” funksionon si një Institut i Librit dhe i Promocionit, duke i dhënë përparësi promovimit të librit shqip kudo që ka shqiptarë dhe në botë.

SHB – ONUFRI

Shtëpia Botuese “Onufri”, themeluar në vitin 1992. Botuesi i shkrimtarëve Ismail Kadare dhe Martin Camaj. Themelues është Bujar Hudhri. Në nëntor të vitit 1995, shkrimtari me famë botërore, Ismail Kadare, nisi t’i besojë “Onufrit” veprat e tij, të dikurshme dhe të reja, ndërsa në vitin 1998, filloi botimin e veprës së plotë të Lasgush Poradecit. Në vitin 2009, “Onufri” botoi veprën e plotë, në 20 volume, të Kadaresë. Për këtë kolanë, Onufri u nderua me çmimin kombëtar të bibliofilisë, “Lumo Skëndo”.Një vit më vonë, 2010. “Onufri” boton për herë të parë në hapësirat shqipfolëse, veprën e plotë letrare, në 10 volume të autorit të shquar Martin Camaj. Shtëpia Botuese “Onufri”, ka në katalogun e saj edhe shkrimtarë të huaj. Prej vitit 2016, Onufri ka arritur të marrë të drejtën, për gjuhën shqipe, të shkrimtarit të famshëm, nobelistit Gabriel Garcia Marquez.

SHB – BOTIMET KOHA

Shtëpia Botuese“BOTIMET KOHA” me seli në Kosovë, u themelua 1998. Deri tash ka botuar mbi 150 tituj veprash letrare të shkrimtarëve e autorëve të ndryshëm. Drejtoreshë e kësaj shtëpie botuese është Flaka Suroi.

SHB – FURKAN ISM

Shtëpia botuese “Furkan ISM”, me seli në Shkup, Republika e Maqedonisë, është themeluar në vitin 1994. Deri tani, nga edicioni i SHB “Furkan ISM” e kanë parë dritën e botimit rreth 600 tituj. Pjesa më e madhe e tyre janë të natyrës fetare islame, vepra të autorëve të njohur botëror dhe vendor. Po ashtu, në mesin e botimeve ka edhe një numër të konsiderueshëm të titujve shkencorë dhe librave me poezi. Një numër i madh i botimeve të SHB “Furkan ISM” janë ribotuar nga disa herë.

SHB – ARBA EDITION

Pas 21 vitesh eksperiencë në botën magjike të librit, sot, ”ARBA EDITION” boton libra për të gjitha grupmoshat! Sekreti i suksesit i ShB ”ARBA EDITION” është, pasioni dhe dashuria. Ta duash diçka me pasion, do të thotë ta bësh atë të përsosur. ShB ” ARBA EDITION” ofron cilësi që lexuesi e meriton! Botimet t ShB ”ARBA EDITION” e bëjnë diferencën në botën e librit!

SHB – GALDIMI

GALDIMI COMPANY funksionon me nje koncept shumë të qartë duke ofruar për bashkpunëtor një pikë shumice mbi 700m2 si dhe dy pika moderne te shitjes me pakicë. Sherbimet: Material zyretare, material shkollore,Lodra për fëmij, Kartolina, Ftesa,Libra te ndryshem Enciklopedi.

SHB – DUKAGJINI

Shtëpia Botuese “Dukagjini” është themeluar në vitin 2000. Botime nga fusha e historisë, ekonomisë, artit, arkitekturë, teknologji, mjekësi, tituj te librave për fëmijë. Tituj në gjuhën shqipe dhe angleze.

SHB – FAN NOLI

Shtëpia botuese “Fan Noli” është shtëpia e parë botuese private në Shqipëri e krijuar në maj 1991 si edhe një nga botuesit më të mëdhenj në Shqipëri, me pozita udhëheqëse në tregun e librave shqiptarë. Prodhojnë pothuajse të gjitha zhanret e librave për një audiencë të gjerë. Deri në këtë moment kane publikuar më shumë se 2000 tituj.

SHB – SIRA

ShB “Sira” është themeluar në vitin 2004. Ajo përherë synon të sjellë libra me vlerë, me karakter frymëzues, edukues, etj., të cilat u shërbejnë veçmas rinisë, por edhe të moshuarve. “Sira” boton libra kryesish për ngritjen shpirtërore si: romane, libra psikologjikë, libra me urtësi, enciklopedi etj.

SHB – TITANIC

SHB – IWA BOGDANI

Edicioni i Botimeve “IWA Bogdani” është themeluar më 2015 nga Jeton Kelmendi në Bruksel, ndërsa është regjistruar në Prishtinë më 2016 dhe ka mbi 50 libra të botuar deri më tani. Ky edicion botimesh është shtëpi botuese që boton libra nëKosovë dhe në Belgjikë.

SHB – EDUCATIONAL CENTRE KOSOVA

Educatinal Centre Kosova është Shtëpi Botuese dhe Librari Ndërkombëtare, e hapur në vitin 2014 në Kosove. Educational Centre Kosova, përfaqëson mbi 80 shtëpi botuese me të famshmet në Evropë dhe Amerikë siç janë: Cambridge, National Geographic, Oxford, Elsevier, McGraë Hill, Garnet Education, Hueber, Hachette, Edilingua etj. Ka në fokus tekstet shkollore për gjuhë të huaja, libra per lexim, libra akademike disa prej të cilave janë të përkthyera nga profesorët tanë dhe botuar nga Educational Centre Kosova.

SHB – TENDA

Shtëpia Botuese “Tenda” ёshtё themeluar nё vitin 1997 nё Prishtinё. Editor i saj ёshtё pastor dr. Femi Cakolli. “Tenda” është botues kryesisht i literaturës së krishterë i proveniencës protestante shqiptare dhe ndёrkombёtare nga pikëpamje të ndryshme sikurse teologjia, historia, letërsia, psikologjia duke përzgjedh autorë e vepra që nga antikiteti e deri tek autorët bashkëkohorë, dhe deri kemi publikuar në shqip dhe anglisht rreth 200 tituj.
Disa nga titujt kryesorë janë: 95 Tezat e Luterit; Emrat e shqiptarëve tё shek. XIII-XV sipas burimeve kishtare serbe – S. Gashi; Lëvizja protestante midis shqiptarëve 1908-1991 – D. Young; Kronologjia e lëvizjes protestante mes shqiptareve 1818-2016; Etidet për dorë të majtë – E. Stipçeviq; The Hand of God; Këshillim nё sofër ; Të jetosh sipas qëllimit – R. Worren, Kam dashur një vajzë etj.

SHB – FAIK KONICA

Shtëpia Botuese “Faik Konica” është themeluar në vitin 1999 nga shkrimtari Nazmi Rrahmani. Deri tani ka botuar vepra kryesisht të karakterit letrar por edhe libra historikë e publicistikë. Ndër botimet e shumta, spikasin ato nga tradita por edhe nga letërsia bashkëkohore. Vlen të përmendet kompleti i shkrimeve të Revistës “Albania” nga Faik Konica, ai i Jusuf Buxhovit “Kosova” në disa vëllime, dhe kompleti i veprave letrare të Presidentit Rugova.
Sh.B “Faik Konica” është prej që është prezentë në tregun shqiptar të librit, gjithmonë i ka sjellur lexuesit, të integruar vlerën e traditën.

SHB – ARTINI

Ndërmarrja private ARTINI, me seli në Prishtinë, ka filluar aktivitetin e saj me 1 tetor 1997. Fillimisht si librari. Pas përfundimit të luftës në Kosovë, më 1999, aktiviteti i kësaj ndërmarrjeje erdhi duke u zgjeruar, pervec tjerave; edhe me botimin i librave nga fusha të ndryshme, si: psikologji, letërsi artistike, studime letrare, studime folklorike, studime gjuhësore, studime për drejtësinë, publicistikë etj.

Bashkëpunimi i kësaj ndërmarrjeje me ndërmarrjet e tjera botuese dhe agjencitë e shpërndarjes së librit është shumë i gjerë dhe shtrihet në gjithë hapësirën shqipfolëse. Po ashtu, edhe bashkëpunimi me autorët në zë të letrave shqipe ka ardhur duke u shtrirë dhe duke u konsoliduar gjithnjë e më shumë.

SHB – DRITA

Më 1980 është krijuar edhe Shtëpi Botuese “DRITA” , në kuadër të revistës “DRITA” – revistë e përmuajshme fetare-kulturore e Kishës Katolike në Kosovë, e themeluar në vitin 1970 nga ipeshkëvi, Imzot Nikë Prela. Deri tash ka më se 100 tituj të ndryshëm në këto seri: biblike, liturgjike, katekistike, historike, përshpirtërie, monografike, shkencore, muzikore dhe të veçanta.

Vlen të theksohet se “Drita” gjatë kohës së rëndë komuniste në Kosovë “Drita” ka qenë një mjet i rëndësishëm i qëndresës kundër propagandës totalitare që bëhej kundër kishës dhe popullit shqiptarë. Me këtë mision të vetin, ajo ka arrirë të lexohet nga gjithë qytetarët e Kosovës, pa përjashtim, sepse ishte alternativa e vetme e lirë ndaj komunizmit dhe ateizmit.

SHB – LOGOS A

Shtëpia Botuese “Logos-A” është themeluar në vitet e 90-ta të shek. të kaluar. Me shumë të drejtë “Logos-A” e konsideron veten pioniere të botimit të pavarur në ish-Jugosllavinë e atëhershme dhe në Maqedoninë e pavarur. Deri më tani Logos-A auditoriumit ia ka sjell mbi 1000 tituj të fushave të ndryshme, qoftë nga Historia, Arti, Kultura, Politika, Religjioni, Filozofia, etj. dhe mbi 1 milion ekzemplarë.

“Logos-A” ka bashkëpunimi me këto Shtëpive Botuese: Oxford eCambridge University Press, Penguin, Taylor&Francis Group etj, ashtu që janë përkthyer vepra nga anglishtja, frëngjishtja, turqishtja, boshnjakishtja, arabishtja serbokroatishtja, e maqedonishtja.

“Logos-A” ka organizuar dhjetëra promovime të librave qoftë në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri e Mal të Zi si dhe ka marrë pjesë në panairet siç janë panairet në Stamboll, Frankfurt, Bolonjë, Londër, Gjenevë, Sofje e Kajro, prej ku shumë herë është kthyer me shpërblime e mirënjohje.

SHB – MAGJIA E LIBRIT

Shtëpia botuese “Magjia e librit”, është themeluar në shkurt të vitit 2014 nga Teuta Sinanaj. “Magjia e librit”, është fokuara kryesisht në botimet shkollore, për fëmijë, si dhe botime ndihmëse, por boton edhe romane, libra psikologjik, mjekësor etj.

Për pesë vjet ka arritur të botojë rreth 60 tituj, të cilat janë mirëpritur shumë mirë nga lexuesit. Ka shtrirjen në gjithë hapësirat shqiptare, ku përpos bazës që ka në Prishtinë, ka seli në Tetovë, dhe në Tiranë.

“Magjia e librit”, rëndësi të madhe u jep të drejtave të autorit.

SHB – DAMO

Shtëpia Botuese “Damo” është themeluar në vitin 2010, nga Shefqet Shehu dhe Azem Muhaxheri, ndërkaq objektivi i saj është botimi i librave nga fusha të ndryshme, me qëllim të plotësimit të nevojës për lexuesit e vegjël, adoleshentë dhe të rritur. Librat e botuar janë të shpërndarë në të gjithë hapësirën shqiptare (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Luginë), dhe njëherit si vlerë e shtuar është edhe kujdesi për ekspozim sa më të mirë, në mënyrë që afërsia me lexuesin të jetë e përhershme. Leximi zgjat jetën…

SHB – ABETARE

SHB – VATRA

Shtëpia Botuese “Vatra” në Shkup, është themeluar më 1994. Themelues Halil Zendeli. Ka botuar një numër të konsiderueshëm veprash të të gjitha gjinive letrare, por edhe botime nga letërsia botërore, si dhe disa botime nga fusha e shkencës. Përveç botimeve të rilindjes kombëtare, ka botuar edhe shumë tituj nga letërsia bashkëkohore për fëmijë e të rritur të autorëve të njohur nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia etj.

SHB – ALBAS

Shtëpia botuese “Albas” është krijuar në vitin 2000. Që në fillimet e saj “Albas” ka pasur dhe vazhdon të ketë si parësore, botimet shkollore. Me seli në Tiranë, Tetovë, Prishtinë dhe Preshevë, “Albas” jo vetëm që e sjell tekstin shqip sa më afër nxënësve në hapësira të ndryshme gjeografike, por edhe e përpilon atë sipas kërkesave të veçanta të sistemeve arsimore në këto vende.

Një nga projektet më të mëdha të ALBAS-it, është përgatitja e paketës “Abetare mbarëkombëtare” . Një prioritet i Albas-it vitet e fundit është projekti “Botimet për ciklin parashkollor”. Projekt tjetër në vazhdim dhe që po plotësohet me një numër i konsiderueshëm titujsh, është dhe botimi i librave universitarë; librave psikologjikë, artistikë e studimorë.

Viteve të fundit ALBAS-i e ka shtuar numrin e titujve që vijnë si bashkëpunim i saj me botues nga vende të ndryshme, si Spanja, Franca, Italia, Gjermania, Kroacia, Anglia, Rusia, Amerika etj.

SHB – OMSCA

SHB – DUDAJ

Shtëpia Botuese “Dudaj” u themelua më 25 janar 2001.Serioziteti në botime dhe përzgjedhja e kujdesshme e titujve, duke qenë në më të shumtën e herëve në bashkëkohësi edhe me botimet nëpër botë, bënë që shumë shpejt të dallohej dhe të renditej ndër shtëpitë botuese më prestigjioze shqiptare.

Stafi i botimeve “Dudaj”, përpiqet t’i sjellë lexuesit veprat më të rëndësishme botërore, ku përveç përkthimeve cilësore. Gjithashtu, për të kënaqur dëshirat e të gjithë llojeve të lexuesve, u krijuan kolanat, të cilat ndahen në: Autorë shqiptarë. Letërsi europiane: Shkrimtarë nobelistë: Letërsi hispanoamerikane: Letërsi bashkëkohore amerikane: Biografi dhe kujtime: Letërsi për fëmijë dhe të rinj dhe kolana “Të tjerë si poezi, studime e publicistikë, etj.

SHB – MAGUS

Shtëpia Botuese “Magus” është themeluar në vitin 2014. Në fokusin e saj përfshihen libra me karakter historik, mitologjik, psikologjik dhe parapsikologjik, libra te autorëve të huaj por edhe shqiptar. Duke synuar gjithmonë në sjelljen e risive, librave te cilët i mungojnë tregut tonë. Për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, edukimi nëpërmjet leximit është fokusi dhe investimi ynë.

SHB – Prokult Press

Shtëpia Botuese “ProkultPress” në fillim si shoqatë kulturore Prokult, ka botuar libra që nga viti 2012, ku deri më tash ka nxjerrë nga botimi më se 140 tituj. Fokusi i saj është që të botojë vepra të shkrimtarëve shqiptarë. Qëllimi i saj është të sjellë për lexuesit shqiptarë vepra të autorëve nga të gjitha trevat shqipfolëse, si dhe të merret mepërkthime të veprave të autorëve bashkëkohorë dhe të klasikëve të letërsisë botërore . Sh. B. ““ProkultPress”, ndër të tjera, boton libra edhe nga këto fusha, si nga: Letërsia, gazetaria, filozofia, edukimi, politika, historia, si dhe nga arti i të gjitha disiplinave, etj. Deri më tani ka marrë pjesë në panairet e librit në Prishtinë, Tiranë, Fier, Ferizaj etj.

Konfirmo pjesëmarrjen tuaj deri më: 9/12 tetor