Aktivitetet

Çmime promocionale të librave në Panairin Vjeshtor të Librit AAB 2018

  • October 5, 2018

Çmime promocionale të librave në Panairin Vjeshtor të Librit AAB 2018

Panairi Vjeshtor i Librit AAB 2018 i cili po vazhdon në ditën e dytë të tij në hapësirat e Kolegjit AAB ka sjellur një numër të madh vizitorësh, jo vetëm studentë të Kolegjit AAB por edhe vizitorë nga e mbarë Kosova.

Panairi ka sjellur një seleksion të gjërë të librave të ofruar, me çmime të ulëta dhe zbritje të shumta nga të gjitha shtëpitë botuese.

Njëra nga Shtëpitë Botuese pjesëmarrëse në këtë panair, është Argeta-LMG me seli në Tiranë e cila nuk ka munguar në 23 panaire me radhë që janë mbajtur në rajon. Kjo shtëpi botuese ka fituar të drejtë ekskluzive të disa librave nga autori James Patterson i cili ka bashkëpunuar edhe me Presidentin Clinton. Ndërsa, në nderim të profesorit Masar Stavileci, ish-rektori i Kolegjit AAB, Shtëpia Botuese Argeta-LMG, ka ofruar 50% zbritje në librin e tij, “Apologji e Çështjes Shqiptare”.

Nga ana tjetër, Shtëpia Botuese “Dukagjini”, që njihet si një nga shtëpitë botuese më të mëdha në Kosovë dhe rajon, ka zbritje në të gjithë librat, shumë nga të cilet ofroheshin në gjuhën shqipe, angleze, gjermane dhe frënge.

E veçanta e këtij panairi është edhe stenda e kompanisë Gjirafamall.com, e cila është platforma e vetme në Kosovë, që merret me shitjen dhe distribuimin e librit online.

Gjirafamall.com, në këtë panair, ka sjellur edhe një lojë shpërblyese me vlerë 100 euro për personin që bën porosinë më të shpejtë online.

Panairi Vjeshtor i Librit AAB 2018, do të mbyllet më 7 tetor.

Ju mirëpresim!

Search

Follow Us

Konfirmo pjesëmarrjen tuaj deri më: 9/12 tetor